Një zarf i bardhë për Pm

Mediale Vip

Një zarf i bardhë për Pm

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 18:22
Banorët e BBV

Mbrëmjen e djeshme banorëve i ështe komunikuar që “Vëllai i Madh” do t’i jap mundësinë fituesit të lojës me letra të organizojë një festë.

Duke qenë se fituesi ishte Pm kjo detyrë i takon atij.
Në listën më poshtë janë shënuar të gjithë elementët e nevojshëm për të organizuar një festë.

“Vëllai i Madh” i jep mundësinë atij të zgjedhi 6 nga elementët e listës por duke sakrifikuar një banor për çdo element të zgjedhur.

I takon atij të vendosi se cilët nga banorët do të festojnë jashtë dhomës së dënimit bashk me të.

Banorët e tjerë do të vazhdojnë të qëndrojnë në dhomën e dënimit deri në një njofim të dytë.

Elementët e festës janë këto:

Birra dhe tekila
Aparat fotografik për foto çasti
Muzikë nga “Vëllai i Madh”
Muzikë nga një këngëtar special
Sushi,sufllaqe,barbeque
Balerina
Ëmbëlsira franceze
Shisha
Një shok nga jashtë

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listen e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat