Edhe pas eliminimit nga “Për’puthen”, Edi e Ada po vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes.
Ata janë duke vazhduar njohjen jashtë programit, ku duket se çdo gjë po ecën mirë.
Mbrëmë ishte Edi ai i cili publikoi në Instastory një video duke pirë shisha nën shoqërinë e Adës, të cilët dukeshin mjaftë të afërt.
E për të bërë lëmsh gjithë rrjetin, minuta më parë Ada publikoi në Instastory një video duke treguar që dita e sotme nisi në një hotel në Prishtinë, duke zgjuar dyshime që ka qenë nën shoqërinë e Edit.
Se si qëndron e vërteta mes lidhjes së tyre, mbetet të kuptojmë ditëve në vazhdim
