Siç ishte lajmëruar, pesë nga banorët ndoqën sonte ndeshjen kualifikuese të Shqipërisë.
Ata do të kenë mundësinë që të lidhen pak me realitetin duke qenë spektator i ndeshjes Shqipëri- Andorrë.
Pjesë e këtij organizimi janë Monika, Iliri, Sabiani, Kledi dhe Arjola.
Banorët e nisën ndeshjen duke kënduar njëzëri himnin kombëtar së bashku me lojtarët dhe tifozat në fushën e blertë.
Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listen e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.