Sot ‘’Vëllai i Madh’’ i ka mundësuar disa prej banorve të kalojnë një mbëmje shumë ndryshe dhe interesante.
Monika, Arjola, Iliri, Kledi dhe Sabiani patën mundësi të ndiqnin ndeshjen kualifikuese të Shqipërisë me Andorrën.
Pjesa tjetër e tyre, janë të detyruar të qëndrojnë në salon në pamundësi për ta shijuar këtë eksperiencë.
Mes tyre nuk kanë munguar as batutat, ironitë dhe xhelozitë e para.
”Edhe ata patën mundësi ta ndiqnin festën tonë, pse ne mos t’i shohim dot ata”,- thotë ndër të tjera Einxhel.
Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listen e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.