Tre milionë klikime për këngën e re të Don Xhonit dhe Loredana Zefit

Mediale Vip

Tre milionë klikime për këngën e re të Don Xhonit dhe Loredana Zefit

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 00:36
Don Xhoni dhe Loredana

“Gjuj për to”, mban titullin bashkëpunimi më i ri i publikuar vetëm pak ditë më parë nga Don Xhoni e Loredana Zefi.

Projekti interesant u prit mjaft mirë nga publiku e fansat dhe vetëm për tri ka grumbulluar mbi tre milionë klikime në platformën YouTube.

Këtij suksesi duket t’i jetë gëzuar në masë të madhe edhe vet reperi, i cili ndau lajmin me fansat në InstaStory.

Image

Xhonatan Isufi (emri i vërtetë) në një postim të ri falënderoi fansat për përkrahjen e vazhdueshme.

“Faleminderit, tre milionë tre ditë”, ka shkruar.

Reagimet në rrjet kanë qenë shumë pozitive dhe momentalisht po cilësohet si një nga hitet e kësaj periudhe.

Ky është dueti i parë i dyshes së famshme, të cilët vazhdojnë të kenë një raport të afërt edhe jashtë profesionit të tyre. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat