Këngëtarja 39-vjeçare, në qendër të vëmendjes kohët e fundit për shkak të luftës për lirinë e saj, Britney Spears duket se ka fituar. Lajmi erdhi pak ditë më parë dhe të gjithë fansat u mblodhën për të festuar.
Pikërisht në këto ditë feste për të ajo ka thyer dhe një rregull që e kishte mbajtur për 14 vite.
Në një darkë në West Hollivud ku festoi lirinë e saj prej kujdestarisë nga babai, ajo ka pirë gotën e parë të shampanjës.
“Çfarë nate e magjishme… U ndjeva si në qiellin e 7-të gjatë gjithë kohës. Piva gotën time të parë të shampanjës në restorantin më të bukur që kisha parë ndonjëherë”, tha Britney.