Për Sara Hoxhën, kjo e sotmja ishte një nga ato ditët “e mallit”. Dhe ai lidhje pikërisht me të atin e ndjerë, Dritan Hoxhën. Sara tregoi se mungesën e tij e ndien gjithmonë.
Ajo publikoi një video nga fëmijëria, ku dëgjohet zëri i të atit. Aty shihej sesi ndryshon fytyra e Sarës, asokohe mjaft të vogël, kur ai e thërret.
“Ka shumë raste qe zgjohem me nevojën e mbrojtjes dhe është gjithmonë mirë të dëgjosh zërin e tij”, ka shkruar ajo në krah videos.
Biznesmeni i njohur, themelues i Top Medias, u nda nga jeta majin e vitit 2008 për shkak të një aksidenti tragjik, kur ishte vetëm 39 vjeç.