Që kur Efi është bërë pjesë e “Përputhen”, komentuesit e krahasojnë shpesh me Bora Zemanin dhe me Elvana Gjatën. Dhe në puntatën e sotme kur Efi lexoi pyetjet e ndjekësve nuk mungoi një pyetje për ngjashmërinë e saj me moderatoren dhe këngëtaren.
“E ke diçka Borën dhe Elvanën? Se dukesh sikur t’i bësh të dyja miks”- ishte pyetja të cilës iu përgjigj edhe Efi, edhe Bora.
“Unë që kur kam hyrë në këtë program të gjitha komentet më krahasojnë me ty Bora dhe me Elvanën. Më bëhet shumë qejfi që më krahasojnë me dy femra shumë të bukura, por nuk i kam asgjë”, tha Efi.
“Çuditërisht të treja kemi ngjashmëri se dhe mua më thonë shpesh që ngjaj me Elvanën, por s’jemi asgjë”, u përgjigj dhe Bora.