Angelina Jolie ka qenë e përfshirë në ndihmën e refugjatëve për dekada, ndërsa punon si e dërguar speciale për Kombet e Bashkuara.
Tani aktorja e “The Eternals” po hedh dritë mbi çështjet mjedisore pasi thotë se zjarret, përmbytjet dhe mungesa e ujit ndikojnë tek ata që janë zhvendosur.
Këtë javë, ish-bashkëshortja e Brad Pitt shkoi në llogarinë e saj në Instagram për të edukuar mbi 11 milion ndjekës se si mjedisi i shkatërruar po e bën më të vështirë për njerëzit jetën.
Të mërkurën ajo preku shpyllëzimin teksa ndau disa imazhe të pemëve të djegura.
“Ne kemi nisur një studim të biodiversitetit me Flora & Fauna International për të zbuluar bimët dhe kafshët ende në pyllin e distriktit Samlout të Kamboxhias,” tha ikona e Hollywood.
Aktorja fituese e Oscar-it tha gjithashtu se kjo është “një bazë për mbrojtjen dhe ruajtjen e tyre në të ardhmen, pasi ne nuk e dimë ende se sa kafshë të egra të rrezikuara mbeten”.
Angelina shtoi: “Është vetëm një shembull i ndikimit shkatërrues të shpyllëzimit globalisht – dhe pse liderët botërorë duhet t’u përmbahen premtimeve të tyre.”
Ajo gjithashtu tha në një nga imazhet e saj se ka pothuajse 20 vjet që mbron pemët në Kamboxhia.
Kamboxhia është afër zemrës së saj, sepse është vendi ku ajo adoptoi djalin e saj të madh Maddox.
Postimi i mëparshëm i aktores kishte të bënte me krizën klimatike që shkakton shqetësim për refugjatët.
Kriza klimatike është një krizë njerëzore, tha ajo, dhe pas dekadash mosveprimi, urgjenca klimatike po përshpejtohet dhe ‘zhvendosja e njerëzve është një nga pasojat e saj më shkatërruese’, shkroi nëna e gjashtë fëmijëve.