“U tregove egoist! Ose mbylle, ose…”/ Einxhel debaton me Arbrin, moderatorja: Nuk dua të kem gjë me ty!

Mediale Vip

“U tregove egoist! Ose mbylle, ose…”/ Einxhel debaton me Arbrin, moderatorja: Nuk dua të kem gjë me ty!

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 15:48
Einxhel Shkira dhe Dj Dagz

Dj Dagz, emri i vërtetë i të cilit është Arbri, pati disa ngacmime me moderatoren Einxhel Shkira në ditët e para  të qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Artisti nisi të shihte nëse Einxhel di të gatuajë, për të vendosur nëse do t’i propozojë apo jo” për martesë më pas. Nga ana tjetër, Einxhel tha se e ka ëndërr një mashkull që “di të lajë enët”, duke iu referuar Arbrit, i cili po ndihmonte Monikën në kuzhinë.

Megjithatë, kohët e fundit, gjërat mes dyshes janë përkeqësuar. Arbri i tha Einxhel se nuk do ta lejojë që ta përdorë emrin e tij për lojë. Por Shkira i tha se është ndjerë e tradhtuar kur Arbri mbështeti Ilirin gjatë debatit të saj me balerinin.

Pjesë nga biseda:

Arbri: Në momentin që e ke pa sa me rëndësi ke kon për mu…

Einxhel: Unë isha aq e rëndësishme sa në dy momentet e mia më të vështira ti mendove vetëm për veten tate se si te më godisje. Nuk më intereson se cili ka qenë debati, arsyeja që të ka mërzit dhe e vetmja gjë që më intereson është që njeriu që pres të jetë në anën time…

Arbri: Në momentin kur ke kajt..

Einxhel: S’kam nevojë me më ardh njeri kur qaj. Po të kisha nevojë, s’isha fut në banjo.

Arbri: Unë e ndjeva që ndoshta munem me ardh që me më shpreh qysh po niheshe. Unë bona temen. Unë tu e dit që kjo nuk po e dika…kur nuk të intereson mendimi im, nuk merrem me ty.

Einxhel: Kur ka qenë diskutimi për ndeshjen i kam thënë Donaldit a mund të merrnit hamburger për ndeshjen? Vetëm se Arbrit i haheshin hamburger.

Arbri: S’ta kam kërku, mos e përmen atë.

Einxhel: S’më intereson për ça ka qenë debati, më interesojnë njerëzit që janë në krahun tim të mos më braktisin në momentin tim më të vështirë. Nuk pres që nga njerëzit që kam fol e jam hap të më fusin shkelmin, kur jam më e prekshme. Ka qenë goditje e dyfishtë ai momenti aty dhe as kam dasht ta sqaroj. Kur kam pare që ke shku me fol me njerëz të tjerë, kam thnënë çfarë dreqin.

Arbri: As unë shumë sene s’i kam prit prej teje. A s’kam të drejtë me qen nervoz unë? Duhet me prit kur të qetësohesh ti me u sjell si më vjen?

Einxhel: Nuk vij kur je në një debat shumë të zjarrtë dhe të them ‘hë Arbër se këtë gjë ma kë bërë edhe mua’, dhe të çohem të iki.

Arbri: Ke të drejtë.

Einxhel: Nuk e bëj këtë.

Arbri: Mund ta bësh.

Einxhel: Ti e di që e kam personale me Ilirin dhe prapë e bën atë gjë.

Arbri: Kam mendu se e ke dit situatën, por s’e paske dit.

Einxhel: Ti në ato momente u tregove njeriu më egoist. Super egoist.

Arbri: Unë egoist?! Pse, që ti i thu Ilirit ‘unë s’po vazhdoj me fol me të se mos po prekesh ti?’.

Einxhel: Ajo ishte ironi. Pikë së dyti as nuk e kam në plan që askush këtu të mendojë se mund të përdor dikë për lojë, apo kam nevojë të bëj këtë gjë për lojë.

Arbri: Nuk ka ironi aty. S’ki nevojë me më përdor mu për ironi. Nuk munesh.

Einxhel: E ka Iliri këtë mendim, jo unë. Më dhe goditje më të madhe pas asaj që më dha Iliri.

Arbri: Fola pasi fole ti.

Einxhel: Do flisja se unë u pyeta.

Arbri: Arbana tha ka të drejtë, se pata të drejtë.

Einxhel: As s’e paske kuptu fare ti për ça ta ka thënë ke të drejtë.

Arbri: Arbana tha më duket është prekur Arbri dhe ka të drejtë.

Einxhel: Po pra se u përfshi në mes të situatës. Je prek nga Iliri se nga unë përse do prekeshe ti? O Zotëri po të them në një moment shumë të vështirë për mua, ose mbylle dhe diskutoje më vonë ose mos më fut mua thikë më shumë.

Arbri: Mbylle?! Pse me e mbyll unë? Kur e mbyll ti?

Einxhel: Nuk të kam ardh të jem fut në një diskutim tëndin.

Arbri: S’ke pas arsye.

Einxhel: Mund ta kisha bërë dhe mbrëmë dhe nuk u zgjata. Që ti po më godet në një situatë që nuk isha për tu goditur.

Arbri: Nuk ishte goditje, por kundërgoditje.

Einxhel: Pse do të pys ty do kem apo jo gjë me ty?

Arbri: Më jep një përgjigje më njerëzore.

Einxhel: Ti kishe mundësinë të thoje ‘Po Einxhel do kemi, ose nuk do kemi’.

Arbri: Ti e bëre me ironi.

Einxhel: Nuk e bëra me ironi.

Arbri: Unë dola keq, ti thuj qysh të dush.

Einxhel: Pse dole ti keq?

Arbri: Se ti nuk e thu që ne veç e kemi diskutu se kur kena hi në dhomë të rrëfimit kena thon që jena vetëm shokë. E ti çohesh thu jo, se për shkak të Ilirit… E ke gabim.

Einxhel: Jo, se po të kisha thënë s’do ketë gjë se nuk më plas për këtë çunin, mbase do ishe prek ti.

Arbri: Nuk isha prek.

Einxhel: Në momentin që the që unë nuk dua të kuptohet sikur unë po bëj lojë me këtë djalin, ti atë duhet ta kishe vlerësuar dhe nuk duhet të ishe prekur.

Arbri: Nuk dua të hyj në atë temë diskutimi që këtu po bëjmë lojë. Në momentin që ti thua këtë i bie që ti po bëje lojë dhe tani po tërhiqesh.

Einxhel: A nuk kupton apo si, se po më ikën truri tani.

Arbri: Në përfundim i bjen që ti po del te fjalët e tua. Nëse unë po rri me ty tani dhe dikush thotë që ‘ai po e bën për lojë’ dhe unë largohem, a i bjen që u kon lojë?

Semi: Ti e din që s’e ka pas për lojë se ti e ke ndjerë.

Arbri: Le t’thoj gjithkush çka t’don, unë qetu kom me nejt le ta menojn qysh t’dojn.

Semi: Ajo po ta thotë që qëllimi pse jam fut këtu brënda është për të arrit diku, jo për t’njoh dikë. ‘Të njofta ty, kështu ishte fati, më pëlqeve, dhe nuk dua që në lojën time ku unë jam e pastër në atë që po them që e kam pas vërtet qejf këtë njeriun’, nuk dua të ndikojë dhe këtë gjë nëse kam mundësinë me e nis jashtë po, po këtu jo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat