Artisti Argjend Lloga ka gati këngën kushtuar Komandant Struga

Mediale Vip

Artisti Argjend Lloga ka gati këngën kushtuar Komandant Struga

Nga: Maksim Gjokaj Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 17:38
Argjend Lloga

Një artist që din ti këndojë mjaft bukur këngëve të dashurisë por edhe atyre që kanë nota të forta atdhedashurie e patriotizëm.

Ky është këngëtari Argjend Lloga i cili përshtatet me muzikën që ai këndon në çdo zhanërr muzikor.

Ne mësojmë se Argjendi ka gati një super projekt, një këngë kushtuar Komandant Struga, heroi që me krismën e parë të pushkës së tij në Tanushë më 16 mars të vitit 2001 u dëgjua anembanë botës, Nuri Mazari.

Heroizmi i tij do të vijë bukur edhe me një super video të përshtatur më së miri e ku interpretimi nuk do të ketë fjalë nga artisti i shumë hiteve.

Kënga do të quhet " Valë e Drinit që nuk vdes" dhe vjen shumë shpejt.BS

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat