Kënëgtarja e njohur dhe e dashur për publikun shqiptarë, Shkurte Fejza, sot feston ditëlindjen e saj të 60-të.
Bilbilit të këngës popullore nga Mushtishti, me fjalë të veçanta ia ka uruar ditëlindjen e bija saj, Gresa Behluli.
Aristja ka postuar disa fotografi ku është duke kënduar Shkurta dhe ka shprehur disa fjalë mjaft të veçanta e të zgjedhura mirë për të ëmën.
Gresa ka shkruar se dhuratën ia ka bërë më heret me ardhjen në jetë të nipit duke e bërë Shkurtën gjyshe.
“Shumë urime për nanën ma t’mirë…këtë herë dhuratën e ditëlindjes e more ma herët :Diellin. Unë jam e bekume që jam rrit me shumë dashni e mburrje si vajza jote dhe e di që ketë do ta përjetoj edhe Dielli, jam e bindur që do ta thot vet personalisht kur të rritet. Jetofsh 100 vjet,vazhdo shkelqe si deri tani… Gëzuar!” ka qenë shkrimi i saj derisa ka ndarë edhe një imazh gjatë një performance me të ëmën.