Sot ka arritur një zarf i bardhë në shtëpinë e famshme.
Vëllai i madh ka vendosur që ditën e sotme ti befasojë banorët.
Në shtëpinë e “Big Brother” do të vinë make-up artistët me famë botërore “Pablo Gil”.
Sonte banorët do të duken më të mrekullueshëm se kurrë falë surprizës nga Vëllai i madh.
Kujtojmë se në edicionin e sotëm njëri nga banorët do të lërë shtëpinë e Big Brother Vip.
Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listen e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.