Donaldi deklaroi mbasditen e sotme se është i lodhur nga etiketimet e shpeshta si partneri i Borës.
Ai u përpoq t’i qartësonte banorëve se pa qartësuar disa gjëra nuk mund të shprehet se është në një lidhje.
Kjo gjë ka revoltuar edhe Semin, e cila u shpreh se deklarata është e tepër aq më tepër pas puthjes romantike që ata të dy i dhanë njëri-tjetrit.
‘’Kjo përgjigje do të mërzisë atë personin që po të ndjek jashtë. Nuk mund të thuash që nuk jeni asgjë sepse ajo tjetra po të pret. Bëhet fjalë për një person që unë e kam shumë përzemër dhe për këtë arsye duhet të kemi më shumë kujdes’’,- tha ajo.
* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.