Pasditen e sotme vajzat e “Big Brother Vip” kanë treguar se kur kanë humbur virgjërinë.
Në “BBV” është hapur një temë “interesante” në lidhje me eksperiencën e tyre të parë seksuale.
Pyetja në fjalë u bë nga Pajtimi.
Ndërkohë, vajzat me sportivitet dhe lirshmëri u përgjigjën njëra pas tjetrës, ku e para tregoi Semi që padyshim lë të kuptohet se eksperienca e saj e parë ka qenë me Bojkenin, me të cilin ka pasur një lidhje të gjatë.
“Unë e kam humbur virgjërinë në moshën 18 vjeçare, atëherë e kam njohur dashurinë e jetës.”- tha Semi.
Pas saj Antonela tregoi se kontaktin e parë seksual e ka pasur 17 vjeç e gjysëm, ndërsa Beatrix në moshën 22-vjeçare.
Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.