Donald Veshaj, konkurrent i këtij edicioni të “Big Brother VIP”, na ka treguar të gjithëve se është tepër i lidhur me familjen e tij.
Sot, Mario, vëllai i tij feston ditëlindjen ndaj aktori i humorit ka menduar t’i bëjë diçka të veçantë.
Ai ka shkruar në një bluzë “Mario edhe 100 vjeç, të dua” dhe më pas e ka veshur.
Së bashku me konkurrentët e tjerë, ata i kanë kënduar Marios këngën e ditëlindjes, surprizë e cila me siguri i ka pëlqyer shumë vëllait të tij.
Më herët, edhe vëllai i tij binjak Romeo, e surprizoi Donaldin brenda në shtëpi.
Ky i fundit është shfaqur me parashutë mbi shtëpi, teksa ka thirrur disa herë emrin e vëllait.

