Lady Gaga dhe Britney Spears janë duke vazhduar lavdërimet e tyre për njëra-tjetrën.
Të premten në mbrëmje, Spearsi, 39 vjeç, shpërndau një video nga Story i Instagram-it të Lady Gaga-s i cila i përgjigjet një pyetjeje të gazetarëve në lidhje me këngëtaren "Lucky" pas përfundimit të kujdestarisë së babait ndaj saj, pas 13 vitesh.
Në klip, Gaga, 35 vjeç, flet hapur për atë që Spears ka duruar gjatë dekadës së fundit.
"Mënyra se si u trajtua në këtë biznes ishte vërtet e gabuar, dhe mënyra se si trajtohen gratë në industrinë e muzikës është diçka që do të doja të ndryshonte”, ka thënë Gaga në një intervistë në tapetin e kuq të shfaqjes së premierës së filmit “House of Gucci”.
"Unë mendoj se ajo do të jetë përgjithmonë një frymëzim për gratë”, ka vazhduar Gaga.
Krahas videos së Gaga-s, Spears shkroi, "Faleminderit @ladygaga që me të vërtetë gjetët kohën tuaj për të thënë diçka kaq të sjellshme. Më bëre të qaj !!! Të dua !!!".

Këngëtarja Gaga i përgjigjet më pas Britneyt po ashtu me fjalë shumë të ëmbla, krahas një fotografi ku shihet pa grim.
“Të dua @britneyspears. Jeto jetën tënde më të mirë. Jam lutur që sistemi i drejtësisë të të trajtojë si një njeri. Ti e ke ndryshuar kursin për gratë në këtë industri përgjithmonë. Ti u ngrite për veten tënde dhe ishe kaq e guximshëm. Faleminderit. 🙏”, ishin fjalët me të cilat Gaga iu përgjigj Britneyt.
Disa ditë më parë, një gjykatë në SHBA i ka dhënë fund kujdestarisë plot 13-vjeçare të babait të Britneyt ndaj saj. Kjo kujdestari ishte vendosur po ashtu me një vendim gjykate, me kërkesë të babait të Britneyt, për shkak të gjendjes së keqe psikike të këngëtares atë kohë. Kujdestaria i jepte të drejtë babait të Spearsit që t’i kontrollonte jo vetëm jetën profesionale por edhe atë personale të këngëtares.
