Meghan, Dukesha e Sussex-it, sapo tregoi në The Ellen DeGeneres Show se ajo nuk është më e lidhur me protokollin mbretëror. Pa asnjë kompleks, Meghan pranoi të bënte një lojë me Ellen DeGeneres, duke u shfaqur përballë shitësve ambulantë me disa sjellje të çudtishme - dhe rezultati ishte një kryevepër.
Gjatë gjithë shakasë, Meghan u udhëzua përmes një kufjeje duke vepruar dhe folur me shitësit ambulantë, sipas fjalëve që i thoshte Ellen. Ajo u shoqërua nga një prej anëtareve të atafit të Ellen, e cila u shtir si asistentja e saj.
Të dyja fillimisht iu afruan një tavoline me kristale. Ndërsa përkëdheli kristalet, Meghan tha: "Më shiko! Unë kam fuqi shëruese. A mund t'i ndjeni fuqitë e mia?"
Më pas të dyja shkuan në një tavolinë që ofronte salca pikante të shoqëruara me patatina. Meghan u udhëzua të hante në mënyrë të çudtishme dhe të nxirrte biberonin me qumësht për të pirë pak.
Sjelljet e saj të pazakonta vijuan edhe në tavolinën e tretë. Shitësit u munduan të mos reagonin, por kush nuk do të çuditej nëse do të shihte sjellje të tilla nga dikush, imagjinojeni pastaj nga dukesha e Sussex.