Raporti i Dj Pm dhe Sarës ka bërë që Fifi të bëhet nostalgjike për Granitin.
Ajo i ka treguar Sarës dhe Antonelës se sa herë e sheh atë me Pajtimin mendon a është dukur aq bukur dhe ajo me Granitin.
“E mendon gjatë ditëve këtu?”, ishte pyetja e Sarës, të cilës Fifi ju përgjigj duke pranuar se i mungon pafund dhe se e mendon gjatë gjithë kohës.
Graniti u largua nga shtëpia e Big Brother Vip 9 ditë më parë dhe personi që e përjetoi më shumë këtë moment ishte Fifi.