Transformimi i fundit i Camila Cabello-s ka ardhur menjëherë pas ndarjes dhe nuk është aspak çudi. Ndryshimet në pamje pas një ndajeje janë të shpeshta te vajzat dhe Gigi Hadid e Camila na e treguan më së miri.
Ylli i popit, e cila së fundmi njoftoi fundin e lidhjes së saj dyvjeçare me Shawn Mendes, u rishfaq në Instagram me një pamje të re dhe të freskët. Në disa foto, ajo shihet me flokët e lyera jeshile të lehtë.
Edhe stilisti i flokëve të këngëtares, Dimitris Giannetos ndau një video me pamjen e saj të re, duke shkruar: "CA MINT A".
Nuk e kishim parë ndonjëherë Camila-n të guxonte kaq shumë dhe as nuk do ta kishim imagjinuar ndonjëherë me këto flokë.