Sarah Berisha dhe Pajtimi janë puthur mbrëmë në buzë, duke u bërë kështu çifti i parë në “Big Brother VIP”.
Momenti është filmuar gjatë kohës që të dy ishin në dhomën e gjumit.
Teksa Sarah ishte shtrirë në krevatin e saj, Pajtimi ka shkuar ta përqafojë dhe kur ai tentoi të largohej, Berisha e shtrëngoi me duar dhe e lejoi ta puthte. Pas këtij momenti, blogerja i tha Pajtimit se tani e tutje në atë shtëpi janë vetëm ajo, ai dhe kamerat.
Pjesë nga biseda:
Sarah: Mbase do të dilja të premten dhe do më ngelte fiksim.
Pajtimi: Pse? Do të të ngelte fiksim?
Sarah: Me thënë të drejtën po.
Pajtimi: E çuditshme!
Sarah: Vetëm ti edhe unë, ok?
Pajtimi: Ça ok?
Sarah: Edhe kamerat.
Sarah duket se e ka marrë këtë vendim pas diskutimit që bëri me Donald Veshajn, i cili e këshilloi të veprojë ashtu siç e ndjen, sepse kjo është një eksperiencë që përjetohet vetëm një herë në jetë. Berisha tha se e pëlqen Pajtimin dhe se këto ngacmimet e Antonelës e kanë bërë të ndihet xheloze në njëfarë mënyre.
Kur vëllai i madh i dha mundësinë banorëve të zgjidhnin një çift për të darkuar vetëm në dhomën e surprizave, Pajtimi e refuzoi Sarën para të gjithëve. Më pas, djali nga Kosova shkoi t’i kërkonte falje.
Deri ditën e djeshme, Sara tha në formë të prerë se nuk dëshiron të krijojë një lidhje dashurie brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, sepse druhej se publiku do të mendonte që po e bënte për lojë. Nga ana tjetër, pajtimi ishte distancuar prej saj, sepse nuk arrinte ta kuptonte nëse blogerja kishte vërtet një pëlqim për të.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/November/22/auto_sarah-berisha1637590840.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2021/November/22/auto_sarah-berisha-ditea-berisha-pajtimi-dj-pm-21637590839.jpg)