Aktorja turke Hande Erçel të cilën e ndjekim në TV Klan në serialin “Dashuria është në ajër”, u zgjodh si një nga aktoret më të bukura të moshës 28-30 nga platforma më e madhe për filmat dhe serialet IMDB.
Hande ishte renditur në vendin e dytë ndërsa në të parin aktorja amerikane Kate Upton.
Së fundmi Hande së bashku me partnerin e saj, Kerem Bursin ishin të ftuar në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Ayakli Gazete Odul”. Menjëherë gazetarët e pyetën aktoren sesi ndihet që është vlerësuar si një nga aktoret më të bukura.
“Bukuria është koncept relativ, do ishte e çuditshme të thoja diçka”, -u shpreh Hande.