Raportet mes Fifit dhe Einxhel Shkirës duket se kanë pësuar një krisje. Pas gjendjes të të fikëtit që pësoi mbrëmjen e të martës, Fifi ka gjetur kohë për të ‘shfryrë inatin’ që ka ndaj Einxhelit.
Ditën e sotme, Fifi dhe Donaldi kanë bashkëbiseduar me njëri-tjetrin në dhomën e gjumit, ku këngëtarja tha se “nuk i pëlqen energjia që ka Einxheli”.
Fifi u shpreh se moderatorja që ditën e parë është përpjekur ta bindë atë të veproj apo të sillet ndryshe dhe kjo gjë nuk i ka pëlqyer. Në diskutimin e tyre, FIfi shprehet se Einxheli është tendencioze në çdo qëndrim të saj, madje ka ndikuar negativisht dhe në raportin që kjo e fundit ka patur me Granit Canën.
“Po, tendencat e saj, tripat e saj, realisht fjalën ‘tendencioz’ e kam mësu mrena ktu…ktu e di kuptimin e fjalës ‘tendencioze’ . Prej kur ka hyrë ditën e parë o mundu me m’kallzu për sene, me më bind që unë duhet të veproj ndryshe, me fol ndryshe, me u sjell ndryshe. Që kur ka hyrë menjëherë i’a ka nis duke fol për Granitin, ‘Mos ja ço kafen tek krytë’”, ka thënë Fifi.
Pjesë nga biseda:
Donaldi: Po me Eixhelin pse jeni kështu?
Fifi:Nuk më pëlqen energjia e vet.
Donaldi: Ka ndonjëlloj gjëje a cfarë?
Fifi: Nuk më pëlqen energjia e asaj…
Donaldi:Vetëm kaq?
Fifi: Po, tendencat e saj, tripat e saj, realisht fjalën ‘tendencioz’ e kam mësu mrena ktu…ktu e di kuptimin e fjalës ‘tendencioze’ . Prej kur ka hyrë ditën e parë o mundu me m’kallzu për sene, me më bind që unë duhet të veproj ndryshe, me fol ndryshe, me u sjell ndryshe. Që kur ka hyrë menjëherë i’a ka nis duke fol për Granitin, ‘Mos ja ço kafen tek krytë’.
Vajzat njiheshin më përpara me njëra -tjetrën dhe kishin një shoqëri të përbashkët por mesa duket raporti midis këngëtares nga kosova dhe moderatores është krisur tashmë.