Këngëtarja me famë botëtore, Rita Ora feston sot 31 vjetorin e lindjes. Urimin e parë publik e ka marrë nga e ëma e saj, Vera, e cila ka ndarë një video, në të cilën shihet Rita fare e vogël teksa improvizon sikur është duke kënduar.
Në video shihet se si nënë e bijë kërcejnë të lumtura pranë njëra-tjetrës.”Gëzuar ditëlindjen foshnja ime, ja ku jemi duke kërcyer dhe duke u argëtuar aq shumë ndërsa ti po futeshe në botën tënde magjike të ardhshme.
“Të dua mbretëresha ime e përhershme e kërcimit. “, ka shkruar Vera.
Rita feston këtë përvjetor me një karrierë të suksesshme në botën e muzikës.