Beatrix Ramosaj, këngëtarja nga Kosova, mori një surprizë tepër të këndshme nga Vëllai i Madh mbrëmjen e sotme në Shoë Live.
Një video e vëllait të saj, Albanit, e bëri të qante me ngashërim duke thënë se e ka marrë malli shumë.
Pasi doli nga dhoma e rrëfimit, Beatrix u bashkua me banorët e tjerë, por për të surpriza nuk kishte përfunduar.
Alban Ramosaj u fut brenda shtëpisë, duke bërë që Beatrix të çmendej nga gëzimi.
Më pas një pyetje rrufe e Arbanës i la pa fjalë të dy: "Alban a dëshiron të jesh pjesë e Big Brother Vip duke u futur që sonte në shtëpi?"
Por ishte e gjitha një shaka pasi më pas Arbana kërkoi daljen e tij nga shtëpia.
Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.