Këngëtarja e njohur e muzikës popullore në vendin tonë, Maya e ftuar në emision 'Glamour Zone' ka folur ndër të tjera edhe për jetën e saj private.
Maya gjeti rastin të zbulojë një moment të sikletshëm nga martesa e saj me bashkëshortin arkitekt.
Ester Bylyku: Të ka ndodhur ndonjëherë që t`i kontrollosh fshehtazi telefonin bashkëshortit? Të kesh parë diçka që s'te ka pëlqyer dhe nuk ai nuk ka qenë aty, ti ia kontrollove?
Maya: E kam shumë problem të gënjej, kështu që do të them po. Gjatë 7-8 viteve, asnjëherë nuk kishte ndodhur. Por erdhi një situatë e tillë që më bëri të bëj këtë veprim që nuk është në natyrën time. Unë i quaj disi të ulta këto por isha e detyruar. E mora telefonin dhe po më dridheshin duart, më dukej si vjedhje, por shyqyr Zotit ndodhi vetëm një herë.