Duket se mes Taynës dhe Fifit ka marrë fund armiqësia që disa vitësh.
Përplasja mes Fifit dhe Taynës vite më parë ishte ndër më të ashprat e estradës tonë.
E gjithë kjo ndodhi, kur rep-artisja vetëm sa kishte depërtuar fuqishëm në tregun muzikor shqiptar. Akuzat ishin aq të rënda sa patën degraduar edhe në nivele të ulëta personale.
Por si duket ato tashmë i kanë rregulluar raportet e tyre, pasi ato së bashku kanë suportuar njëra tjetrën.
FIfi e ka ndarë intron e albumit të Taynës, “Heroinat”, për 28 nëntor nën përshkrimin “Fuqia e grave” teksa pak minuta pas, të njëjtën ia ka kthyer Tayna duke i publikuar në Instagram demon e këngës “Diell”.

