Virgil Abloh, drejtori artistik i Louis Vuitton dhe themeluesi i labelit të modës Off-White, ka vdekur nga kanceri në moshën 41-vjeçare, është bërë e ditur, shkruan BBC.
Duke zbuluar lajmin, kompania mëmë e shtëpisë franceze të modës LVMH e përshkroi Abloh si një "gjeni" dhe një "vizionar".
Dizajneri amerikan u bë i njohur si drejtori kreativ i Kanye West, por më vonë hyri në histori si afrikano-amerikani i parë që drejtoi Louis Vuitton.
Abloh la pas gruan e tij, Shannon, dhe dy fëmijët e tyre.
Një deklaratë në faqen e sajnë Instagram e përshkroi atë si një "baba, bashkëshort, bir, vëlla dhe mik të përkushtuar shumë".
Abloh u diagnostikua me angiosarkoma kardiake - një formë e rrallë, agresive e kancerit - në vitin 2019, por nuk e bëri publike diagnozën.