“Big Brother Vip” është kthyer në spektaklin më të ndjekur nga publiku shqiptar.
Çdo javë në shtëpinë e famshme del një nga banorët, por futen gjithashtu edhe personazhe të reja, të cilët krijojnë miqësi dhe debate të ashpra me njëri-tjetrin.
Mbrëmjen e kësaj të premte, shtëpisë së “Big Brother”, do t’i bashkohet këngëtarja e njohur Big Mama.
Ajo njihet për natyrën e saj energjike dhe “shpërthyese” ç’ka mund të shkaktojë “zhurmë” brenda shtëpisë.
Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim surprizat në spektalin e së premtes.