Në dramën e Donaldit dhe Beatrix, Bora po qëndron e heshtur.
I vetmi veprim që ajo bëri ishte largimi i varëses dhuratë nga Donaldi.
Por janë shoqet e saj që po reagojnë dhe jo vetëm Semi. Fjalën e saj e ka dhënë edhe Olsa, një prej bashkëpunëtoreve më të ngushta, autore e programit “Përputhen”.
Në mesnatë, ajo ka bërë dy reagime që haptazi duken si përgjigje ndaj Donaldit.
Në të parin ajo shprehet:
“Një burrë i vërtetë nuk bën lojëra mendjesh me një grua. Vetëm djemtë e dobët, të pasigurtë dhe të papjekur e bëjnë këtë gjë”
I dyti postim duket se ka të bëjë me Borën.
“Ajo është e veshur me fuqi, dinjitet dhe qesh pa frikën e asaj që rezervon e ardhmja”
Si shoqe e ngushtë, Olsa me këto dy postime e bëri të veten.

