Burimet kanë zbuluar se Ben Blushi, drejtori i përgjithshëm i Top Channel prej 4 vitesh është larguar nga media e njohur, duke lënë përfundimisht postin drejtues.
Me një email drejtuar stafit ai thotë:
“Duke nisur nga sot, nuk do të jem më në Top Channel. Me bindjen se sot po largohem nga një kompani më e shëndetshme, më e besueshme dhe më e madhe, në krahasim me atë që gjeta para katër vitesh, ju uroj të gjithëve punë të mbarë”.
Ben Blushi njihet si politikan, gazetar dhe shkrimtar. Ai drejtoi Top Channel për 4 vite me radhë duke vendosur theksin tek shtimi i programacionit dhe rritje e klikimeve.