Kënga më e mirë e vitit 2021, Dua Lipa në qiellin e shtatë

Mediale Vip

Kënga më e mirë e vitit 2021, Dua Lipa në qiellin e shtatë

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 07:07
Dua Lipa

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, vijon të shënojë suksese të njëpasnjëshme në botën e muzikës.

Kënga e saj "Levitating" shpallet kënga më e mirë e vitit 2021.

Sipas renditjes së Billboard Chart, kënga “Levitating” përfshihet në kategorinë e “Hot 100 Songs” për gjithë artistët, me ç’rast ajo rrëmbeu vendin e parë.

Vetë këngëtarja Dua Lipa ka ripostuar në llogarinë e saj në Instagram vlerësimin nga Billboard Chart duke falenderuar dhe fansat e saj për mbështetjen.

“Levitating” është numri #1
Billboard Hot 100 kënga e vitit 2021! Faleminderit,
faleminderit! Duke e ndarë këtë moment me njerëzit që i
dua shumë @the_koz @sarahhudsonxx @icoffeeir
Do të thotë bota për mua“, ka shkruar Dua e entuziazmuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat