Pas ngjarjeve të njëpasnjëshme në spektaklin e sotëm, Donaldi ka pohuar në dhomën e rrëfimit krah Beatrix se me të nuk do tallet kurrë.
“Unë doja më shumë se një shenjë. Një varëse në qafë nuk i rregullon gjërat. Kam pas ndodhira që jam lënduar, kam menduar gjithmonë për të tjerët.
Po për mua kush ka menduar?”, ka thënë Donaldi i acaruar nga e gjithë situata.
Më pas Donaldi e ka mbyllur situatën duke bërtitur se e ka mbyllur historinë me Borën, duke hedhur poshtë veprimet e mëparshme të tij ndaj Borës, duke i dërguar një varëse e duke e puthur në spektaklin e javëve më parë.
Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.