Einxhel është përfshirë mjaftueshëm në historinë e Beatrix dhe Donald.
E ky i fundit ka vendosur që dje pasi ka dëgjuar bisedën mes vajzave, i është drejtuar Einxhel duke i thënë: “Nuk lejoj njeri të flasi keq për të”.
Einxhel ka shtuar se nuk po flet keq, ndërsa Donaldi ka thënë se do ta lërë pas këtë gjë e të mos flitet më.
Einxhel ka përfunduar duke thënë që do thjesht që Beatrix të mos ndihet keq.
Pas bisedave dhe diskutime në spektakël e pas spektaklit Beatrix dhe Donald zgjodhën të flinin bashkë tek krevati i saj.