Genta Ismajli do të bëhet nënë për herë të parë...me binjakë. Ndonëse fillimisht e mbajti të fshehur shtatzëninë e saj pak javë para lindjes këngëtarja ka treguar se pritja e ëmbël po i shpërblehet asaj dhe Ustës me dy binjakë.
Këngëtarja ka organizuar një “baby shower”, ku ka treguar se ajo dhe Usta po bëhen prindër të një djali dhe një vajze.
Gëzimin e madh të tyre çifti e ndanë edhe me ndjekësit në rrjetet sociale. Genta ka publikuar gjithashtu edhe foto të reja nga fotosesioni i shtatzënisë.