Donald Veshaj është shfaqur në gjendje të rënduar psikologjike dje pas mesazhit që mori nga fansat e Borës, por edhe nga të gjitha ato me të cilat u përball spektaklin e së premtes. Madje ai arriti dje deri aty sa kërkoi që të dalë nga shtëpia e ‘Big Brother’.
Mirëpo ndërkohë që Donaldit të gjithë po i bëjnë gjyqin’ që përse u nda nga Bora dhe u lidh me Beatrixin, një mesazh mbështetës ka ardhur nga miku i tij, aktori Visjan Ukcenaj.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, Visjani shprehet se “të gabosh është njerëzore”.
Ai shton se njerëzit që e njohin Donaldin janë vërtetë me fat.
“Kur je në qendër të vëmendjes të gjithë duan të bëhen shokë me ty. Kur gabon të gjithë të përbuzin, të shajnë, të gjykojnë dhe të vënë gishtin. Por të gabosh është njerëzore. Të jesh plehrë dhe pa karakter, nga fryn era është virtyt i njerëzve plastelinë. Ti nuk je i tillë! Ti je gjysma më e mirë e gjysmës më të mirë. Janë me fat ata që të njohin realisht”, ka shkruar aktori.