Tema që u trajtua këtë javë në rubrikën e Trotuarit, i dedikohej famës që personazhet tentojnë të marrin në televizion, dhe në fakt ajo çfarë është ajo që “shet” sot në ekran.
I ngacmuar nga tematika, gazetari Bled Mane u shpreh se fama e shpejt ka koston e saj, qoftë nga ana psikologjike, por edhe ajo financiare.
Gjithashtu shtoj:
“Ashtu si Shqipja, edhe konkurrentët e tjerë në Për’puthen, janë shembulli një fame të shpejt, të cilët nga njerëz që njiheshin vetëm brenda lagjes së tyre, u ndeshën me mijëra edhe qindra ndjekës shkonin kudo edhe tërhiqnin vëmendje.”
Nga ana tjetër ish-banori i BBV, Kledi Hysa tregoi se nga eksperienca e tij në shtëpinë e Big Brother Vip, ai pati mundësi ta shfrytëzonte atë për tu njohur edhe në Shqipëri.
Teksa u pyet nga Ervin Kurti, balerina e njohur Ermira Behari, pohoj se pavarësisht karrierës së gjatë që ka prej 25 vitesh në balet, ajo u bë e njohur nga një reality show, ku performonte përkrah njerëzve të ekranit, sipas saj në ekran mungon hapësira për artin për shkak të interesave.