“Po del gore”, Alketa Vejsiu sherr me Robertin: Nuk mund ta përdorësh atë fjalë kundër një vajze

Mediale Vip

“Po del gore”, Alketa Vejsiu sherr me Robertin: Nuk mund ta përdorësh atë fjalë kundër një vajze

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 22:18
Alketa Vejsiu, Roberti

Alketa Vejsiu dhe Robert Aliaj janë përplasur në emision, duke i ngritur dhe zërin njëri-tjetrit. Debati ka nisur pas një fjale të përdorur nga Robert Aliaj kundër Danielës, të cilës i tha që është histerike dhe po del keq duke folur në çdo vend.

Roberti: Daniela, tani e kupton duhet të balancohesh pak. Po u jap një këshillë të gjithëve, të gjithë të rinjve shqiptarë, që të kuptojnë që histeria është gjëja më e tmerrshme mes një çifti. Që shikon një femër që është histerike dhe nuk mund të biesh dakord në asnjë dimension duhet të zhdukesh. Dhe një mashkull po ashtu. Dhe po jep një dimension të tillë. Po e themi një mijë herë këtu.

Daniela: Fakti që… unë kam të drejtë të flasë.

Roberti: Po del një gore, po del gore.

Alketa Vejsiu: Robert të lutem.

Roberti: Po të lutem tani, mos na tregoni…

Alketa Vejsiu: Mos e banalizoni tani.

Roberti: E di çfarë është etika e komunikimit, argumenti që ne themi.

Alekta Vejsiu: Po argumentin zgjidhe me fjalët e duhura, jo me fjalët që i thua një vajze. Nuk mund t’ja thuash atë fjalë një vajze.

Roberti: Mos e banalizo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat