Aktori Alec Baldwin fshiu llogarinë e tij në Twitter, vetëm pak ditë pasi dha intervistën e tij të parë televizive për të shtënat fatale gjatë xhirimeve të “Rust”.
Gruaja e tij, Hillary Baldwin, gjithashtu fshiu llogarinë e saj në internet.
Fillimisht u vu re se llogaria @alecbaldwin në Twitter mungonte në internet të dielën mbrëma. Ishte i njëjti profil që Baldwin përdori për të publikuar deklaratën e tij të parë zyrtare për xhirimet në filmin “Rust”, ku mbeti i vrarë operatorja Halina Hitchins dhe u plagos regjisori Joel Souza.
Deri të hënën në mëngjes, llogaria në Twitter e Hilaria Baldwin @hilariabaldwin ishte fshirë gjithashtu, siç ishte fshirë edhe një llogari për Fondacionin e tyre Hilaria dhe Alec Baldwin @ABFalecbaldwin.
Ka mbetur vetëm një llogari e verifikuar në Twitter për Baldwin, @AlecBaldwln____, e cila duket se është aktualisht joaktive.
Baldwin e fshiu profilin e tij zyrtar disa herë, përfshirë edhe gjatë aferës me gruan e tij Hillary.
Lëvizja vjen vetëm tre ditë pas intervistës së Baldwin për tragjedinë që ndodhi në xhirimet e "Rust" në "Good Morning America".
Gjatë intervistës emocionuese, aktori pretendoi se “nuk e ka tërhequr këmbëzën” e armës që vrau kameramanen dhe tha se “nuk e kishte idenë” se si plumbi i vërtetë mbërriti në xhirime.
Ai i dha prezantuesit një përmbledhje të detajuar të kornizës kohore të ngjarjes dhe tha se nuk kishte gjasa të akuzohej penalisht për atë që ndodhi.