Pak ditë pas ndarjes tragjike nga jeta të Hueyda El Saied, ka ardhur një reagim nga partneri i saj, Thierry.
Nëpërmjet një postimi në profilin e balerinës, ai ka falenderuar në emër të tij dhe djalit Gabriel, mirënjohje për të gjithë ata që iu kanë qëndruar afër në këto momente të vështira.
Në letër Thierry shkruan se Hueyda do u mungojë shumë.
Ai e falenderon artisten për dhuratën që i bëri, Gabrielin.