Romeo mbrëmë është futur për pak çaste në shtëpinë vip në vend të Donaldit.
Reagimi i një pjesë të banorëve ka qenë i çuditshëm.
Në momentin që ulet Beatrix bën një mimikë befasuese.
Ishte Einxhel ajo që e kuptoi se është Romeo në shtëpi dhe jo Donaldi.
Pjesa tjetër e banorëve mbetën pa fjalë me rolin e tij.
Gjatë takimit me Triksën, Romeo i tha që është shumë e mirë duke i dhënë aprovimin e tij për lidhjen me të vëllain.
“Je shumë e mirë, të kam zemër”, i tha Romeo Beatrixës.
Siç duket, Beatrixa u ndje mirë nga fjalët e vëllait të të dashurit.
Ndryshe, Romeo i dha përkrahje vëllait të tij duke i thënë se është shumë mirë brenda shtëpisë dhe krejt çka duhet të bëjë është ta ndjek zemrën e tij.
Kështu, ai la të nënkuptohet se e mbështet lidhjen e Donaldit me Beatrixën.