Në ndryshim nga shumë personazhe të njohura të showbiz-it shqiptar, Inis Gjoni nuk i ka hapur llogari në rrjete sociale së bijës, por as e ka mbajtur të fshehtë nga publiku.
Sa herë që Coco Antonel shfaqet në fotografitë dhe videot e saj, suksesi është i garantuar pasi ndjekësit e duan shumë princeshën e mami Inisit.
Ditën e sotme ajo feston 10-vjetorin e lindjes dhe me fjalët e ëmbla që vetëm një nënë mund t’i zgjedhë me aq delikatesë, Inisi ka ndarë emocionet e saj në atë që e konsideron si udhëtimin më të bukur të jetës, mëmësinë
“Falënderuese ndaj Lumturisë. Ndjenjë e madhe për nga pesha, por lehtësuese kur e ke në shpirt. Të jetosh çdo ditë me këtë ndjenjë është Bekim i madh. Ndaj fjala që tejkalon fjalën Lumturi është Coco-Antonel. Dhe 100 vite plot Bekim, Bekim që më fale më shumë se Lumturi”, shkruan ajo krah videos.