Këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi, ka bërë të ditur se ka gati albumin e saj të ri.
Ky mini-album, siç e quan vetë këngëtarja, pritet të publikohet të premten, më 10 dhjetor.
Pjesë e këtij albumi do të jenë pesë këngë.
Ndërkaq këngëtarja pati edhe falënderime për bashkëpunëtorët e saj, që kanë mundësuar në realizimin e këtij albumi.
Ajo përmes një postimi në Instagram i falënderoi këngëtarët e njohur, Armend e Aida Rexhepagiqi, me të cilët këngëtarja e kishte punuar edhe albumin e saj të parë.