Veprimet e fundit te banorit të Big Brother kanë marrë vëmendjen edhe te publikut.
Që nga e marta, Donald Veshaj po mban distancë ndaj Beatrix.
Madje, ajo po i afrohet për ta puthur ose përqafuar Donaldi po e injoron totalisht.
Madje DJE Beatrix i tha Donaldit se është ‘më ndryshe’ se herave të tjera.
“Je ndryshe sot. S’a arrijë dot ta kuptojë. Më duket më ndryshe. Nuk e di a për të mirë a për të keq”, i thotë Beatrix.
“Stresohem dhe mërzitem kot. Takimi me Romeon më ka.. Nuk ka qenë rrugëtim i lehtë… Por jeta është shumë e bukur”, i përgjigjet Donaldi.
Krahas këtyre, të rralla po janë momentet kur dyshja po shfaqen së bashku, teksa vetëm tre ditë më parë ata ndaheshin gjithmonë nga pjesa tjetër e banorëve.
Kujtojmë se, vëllai binjak Romeo hyri të martën dhe nuk dihet se çka ka biseduar me Donaldin i cili që nga ai çast ka ndryshuar qëndrim ndaj Trixës.
Ndryshe, do e shohim te premten se çka do të ndodh dhe si do e komentojë këtë Donaldi.