“Ti gruan time dhe vajzën s’ke shans t’i zësh me gojë”/ Iliri i “sulet” banores së BB: Të masakroj…

Mediale Vip

“Ti gruan time dhe vajzën s’ke shans t’i zësh me gojë”/ Iliri i “sulet” banores së BB: Të masakroj…

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 21:37
Big Brother Vip

Emisioni BIG BROTHER VIP ka nisur me debate të ashpra mbrëmjen e sotme mes Ilirit dhe Einxhel.

Einxhel i përmendi gruan dhe vajzën Ilirit dhe kjo solli acarimin e këtij të fundit.

Pjesë nga debati:

Ilir Shaqiri: Po më preke pikën time të kuqe unë të masakroj. More vesh, se këto që thua ti janë një ndër idiotësirat e shumta që i thua gjithmonë. Ti gruan time dhe vajzën time nuk ke shans ti zësh me gojë. Duhet ta shpëlash gojën nga mëngjesi deri në darkë.

Einxhel: Ti je mosha e babait tim dhe më ofendon rregullisht, ti ofendon këdo këtu brenda ky është turp.

Ilir: Karakterin tënd provokues e di shumë mirë, ti jep ide kur nuk ti kërkon njeri dhe i ke të pavlera. Je shumë e ulët. Të të vijë zor

Einxhel: Unë nuk ta var fare. Kush je ti. Unë përmenda diçka që t’i ke thënë.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat