Spektakli i sotëm i Big Brother ka nisur me një serë debatesh mes banorëve.
Pas debatit mes Einxhel dhe Ilirit ka plasur edhe sherri mes Arjolës dhe Donaldit.
Donaldi ka akuzuar Arjolën që i mban krahun Ilirit edhe kur ai nuk ka drejt dhe kjo gjë po e penalizon.
Arjola mes të britmave i ka thënë që ka të drejtë të mbrojë Ilirin sepse e ka shok dhe ndjehet e afërt me të.
Në debat është përfshirë edhe Iliri i cili i ka mbajtur krahun Arjolës.
Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.