Mbrëmja e sotme e BIG BROTHER VIP ka nisur me debate të forta dhe ngritje zëri mes konkurrentëve.
Protagonistë ishin Donaldi, Iliri dhe Arjola. Donaldi e akuzoi Arjolën se qendron pas hijës së Ilirit dhe kjo bëri që mes tyre të zhvillohet një debat i fortë.
Tonet u ngriten aq lart, sa për një moment Arbana iu kërkoi Ilirit dhe Donaldit që të dilnin jashtë.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/December/10/auto_-640-0-61b3bdee71cce1639172694.png)
Pjesë nga debati:
Donald: Je pozicionuar pas sqetullës së Ilirit. Unë nuk kam asnjë nga mbrapa.
Arjola: Respektin e kemi krijuar në këtë shtëpi. Unë do e mbroj se e kam shok. Kemi të drejtë të kemi të dashur, por shokë jo?
Donaldi: Po të penalizon kjo.
Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.