Anna Gjebrea ka folur në Wake Up, për pjesëmarrjen në Eurovision dhe detajet e përgatitjes.
Gjatë intervistës ajo zbuloi dhe pak detaje për jetën e saj me prindërit dhe raportin me ta.
“Kur jam vetëm me mamin, i them dua babin se ai më ndihmon dhe suporton, ndërsa kur vjen i them ik dhe më streson.
Kam raport shumë të çuditshëm me të”, u shpreh Anna, duke lënë të kuptohet se ai është edhe personi që e ndihmon dhe i rri pranë gjithhmonë.
Anna do jetë në Eurovision Kids shumë shpejt si përfaqësuese e vendit tonë.