Në familjen e Orindës dhe Turit, këtë dhjetor festat kanë ardhur ndryshe. Pasi pjesë e tyre është edhe ëmbëlsira e shtëpisë, Atara.
Ajo nuk është vetëm kryefjala e lumturisë, por dhe epiqendra e prindërve, të cilët nuk ngurojnë të ndajnë momente në rrjetet sociale.
Më i fundit, ka qenë Turi që ka postuar një foto shumë të bukur, ku shfaqet Atara e vogël dhe qeni i tyre, Rubi. Mirëpo, këtë herë vëmendjen e ka rrëmbyer ky i fundit, që i kanë vendosur edhe një kapuç në kokë.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/December/12/auto_265968784_465738311783251_4784365305197187844_n1639300141.jpg)
“Kur te veshin me zor!!!”, ka shkruar Hysko krahas fotos, që ka marrë shumë komente, ku vihet re që shumica janë komplimenta për vogëlushen e bukur.