“E vendos me shpatulla pas murit”, Monika këshillon Einxhel

Mediale Vip

“E vendos me shpatulla pas murit”, Monika këshillon Einxhel

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 15:58
Monika dhe Einxhel

Debati i fortë mes Ilirit dhe Einxhelit është diskutuar edhe këtë mëngjes.

Monika ka qenë ajo e cila duke dëshiruar ta këshillojë ka nxitur që ai konflikt të ridiskutohet.

“Je femër e zgjuar, mos kap tek familja. Ti mund ta vendosësh me shpatulla pas murit edhe në mënyra të tjera”,- i tha Monika.

Einxhel u përpoq të sqaronte se gjithçka ishte keqkuptim sepse ajo në asnjë moment nuk ka pasur si qëllim të prekë familjen e askujt.

“Nuk kam patur si qëllim të prek familjen e askujt. Nëse do të doje të kapja Ilirin do ta bëja në 500 mënyra të tjera.

Nëse dua të sulmoj dikë ta keni të qartë që do ta bëj kur ai të jetë në momentin e tij më të mirë. Ndryshe nga Iliri që mua më ka goditur në ditët e mia më të këqija”,- tha ajo me bindje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat